Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria nuk tërhiqet nga Kievi! Ministri i Jashtëm reagon pas thirrjes së Rusisë

Shqipëria nuk tërhiqet nga Kievi! Ministri i Jashtëm reagon pas

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas thirrjes së Rusisë drejtuar diplomatëve të huaj që të largohen nga Kievi, në një kohë tensionesh të shtuara të luftës në Ukrainë. Përmes një postimi zyrtar në platformën X, Hoxha e cilësoi njoftimin e Rusisë si të papranueshëm dhe theksoi se Shqipëria nuk do të tërhiqet nga kryeqyteti ukrainas.

“Shqipëria e konsideron njoftimin e Rusisë, ku u bën thirrje personelit diplomatik dhe qytetarëve të huaj të largohen nga Kievi përpara sulmeve të planifikuara, si krejtësisht të papranueshëm,” u shpreh ministri.

Sipas tij, kërcënimi ndaj ambasadave nuk është diplomaci, por intimidim dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Shqipëria nuk do të tërhiqet. Ne mbetemi në Kiev. Ne qëndrojmë fort me Ukrainën dhe nuk do të intimidohemi,” theksoi Hoxha.

Ai shtoi se përgjigjja ndaj luftës nuk mund të jetë përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës, duke kërkuar ndaljen e konfliktit dhe nisjen e negociatave të mirëfillta për paqe.

Deklarata, sipas tij, i është përcjellë edhe ambasadorit të Rusisë në Tiranë./K.C/dritare.net