Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Prishja e aksit Librazhd-Përrenjas. Kreu i ARRSH: Do të ndërtojmë një rrugë alternative!

Prishja e aksit Librazhd-Përrenjas. Kreu i ARRSH: Do të

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, njoftoi përmes një konference për mediat se dëmtimi aksit Librazhd-Përrenjas, ka ndodhur për shkak të reshjeve të dendura, erozionit të lumit dhe ngopjes së tokës. Ai theksoi se për të siguruar qarkullimin, do të ndërtohet një rrugë alternative përgjatë hekurudhës mbi shtratin e lumit Shkumbin, derisa të stabilizohet situata e rrëshqitjeve.

“Nga analiza e kryer rezulton se shkaku kryesor i kësaj situate mbetet ndikimi i reshjeve intensive dhe të shtrira në kohë të gjatë, erozioni lumor, si dhe saturimi masiv i tokës, gjë që ka çuar në një rrëshqitje masive aktive dhe pamundësi për ndërhyrje të menjëhershme derisa të merren rezultatet e raportit gjeologjik. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Teknik të përbashkët midis ARRSH dhe Hekurudhës Shqiptare, me pjesëmarrje edhe të stafit akademik nga Fakulteti i Gjeologjisë së Ndërtimit, gjeologëve, projektuesve dhe mbikqyrësëve të ngarkuar, u morën këto vendime: Ndërtimi i një rruge alternative përgjatë hekurudhës në shtratin e lumit Shkumbin për të mundësuar kalimin e trafikut deri në stabilizimin e plotë të rrëshqitjes”, tha ai./KC/dritare.net