Progresraporti për Shqipërinë, Rama dhe Ambasadori i BE në konferencë!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama dheAmbasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato po mbajnë një konferencë për shtyp në kryeministri. Konferenca vjen një ditë pasi BE publikoi progress raportin për Shqipërinë për vitin 2025 ku vlerësonte progresin e shpejtë në negociata, luftën ndaj korrupsionit. Evidentohej gjithashtu edhe klima e tensionuar politike me një parlament jo plotësisht efikas.
Gonzato teksa i dorëzoi kryeministrit progress raportin tha:
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur. E gjithë kjo është arrritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare, ku do të testohet vullneti dhe aftësia e shqipërisë për t’u afruar me standartet e BE.