Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Qytetari i ankohet Kryemadhit: Para Ramës pija dy kafe në ditë, tani një në dy ditë

Qytetari  i ankohet Kryemadhit: Para Ramës pija dy kafe në ditë,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka takuar sot disa banorë të Qesarakës të cilët i treguan për problemet që kanë. Ndërkohë, njëri prej tyre i ankohet Kryemadhit edhe për kafen e ditës. Ai i thotë kryetares së LSI-së se, para Ramës pinte dy kafe në ditë, ndërsa tani veç një kafe në dy ditë.

“Do ta filloj te çështja ekonomike. Po të shohësh tavolinat, të gjithë njerëzit, më përpara pinim 2 kafe në ditë, sot pimë një kafe në 2 ditë. Është e tmerrshme. Një shok shkonte në 3-4 punë dhe thotë më mirë të udhëtoj me një betoniere se i hapet rruga më përpara, polici e respekton më shumë, ecën më shpejt se sa një makinë e vogël, ka edhe më pak kosto.”,- shprehet ai./K.C/dritare.net