Rama apel kontrollorëve të Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në lojë me zjarrin!
E Mërkurë 7 Prill 2021, 20:08
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama u ka bërë apel kontrollorëve të Rinasit të cilët janë në grevë, që të ndahen nga ata që i futën në këë lojë, që kreu i qeverisë e cilësoj si lojë me zjarrin. Rama thotë se kush nuk kthehet në punë nesër nuk do të gjejë më vend në Albcontroll.
“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallëzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!",- shkroi Rama në Twitter./K.C/dritare.net