Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Paris, takim me ministrin francez të Drejtësisë për Kodin e ri Penal

Rama në Paris, takim me ministrin francez të Drejtësisë

Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, të thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, Kryeministri Edi Rama u takua me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin. Takimi u fokusua në përfshirjen e partnerëve francezë në grupin e reflektimit për politikën penale në Shqipëri dhe në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

Postimi i Ramës!

"Paris – Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane.", shkruan Rama./K.C/dritare.net