Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Në vitin 2027 Shqipëria në BE, nuk ka kthim pas!

Rama: Në vitin 2027 Shqipëria në BE, nuk ka kthim pas!

Kryeministri Edi Rama tha se progress raporti thotë një gjë kryesore, që Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Unionit. Ai shprehu bindjen se në progress raportin e vitit 2027, BE do të rekomandojë anëtarëssimin e Shqipërisë në Union.

“Raporti thotë një gjë, që Shqipëria është në rrugën e duhur, për të përmbyllur teknikisht negociatat brenda vitit 2027. Duke thënë këtë, raporti i ka thënë të tëra. Ndërkohë që patjetër që në këtë rrugë të duhur, ka sfida në çdo hap. Sfida dhe dhe cështje për tu adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore por edhe cilësore në cdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë dhe do të bëjmë përsëri është që duke marrë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë e nevojshme te gjysma bosh që në 2027 ta përmbyllim këtë process që raporti i vitit 2027 të shkruajë rekomandojmë anëtarësimin e Shqipërisë. Ky është objektivi historik dhe jam krenar që tanimë askush nuk harron të thotë se Shqipëria është pararojë në këtë process me Malin e Zi dhe më në fund është shembulli pozitiv që iu jepet edhe të tjerëve që duan të bëhen pjesë e BE. “, tha ai.