Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama në Vjenë: Ceremoni simbolike që thekson lidhjet Austri–Shqipëri!

Rama në Vjenë: Ceremoni simbolike që thekson lidhjet

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në ceremoninë e nderimit të profesor Hubert Hasenauer, rektorit të Universitetit të BOKU në Austri, me Yllin për Mirënjohje Publike. Ai vlerësohet për kontributin dhe përkushtimin e tij në transformimin e UBT sipas modelit të BOKU të Vjenës, në rrugën e njehsimit të diplomave mes tyre.

“Ky duhet të jetë rasti i parë kur dikush shkon të marrë një medalje dhe nga fjalët e rastit merr dy. I dashur profesor, i nderuar miku im dhe mik e koleg i të pranishmëve, unë besoj se kjo e sotmja nuk është thjesht një ceremon nderimi për një individ që e Mmeriton plotësisht këtë nderim, por është edhe një moment simbolik që rinxjerr në pah lidhjen mes dy traditash të vjetra, dhe jo të vogla, austriake dhe shqiptare, në një spirale të përbashkët vlerash si dija, përkushtimi dhe dashuria për tokën, e vetë njeriut. Nuk do të mjaftonte dot hapësira e një fjale të tillë për të përshkruar të gjithë këtë rrugëtim sat ë shkurtër aq edhe kuptimplotë që na lidh së bashku por pata dëshirë sot i nderuar professor t’ju them se ju i bashkoheni një kostelacioni yjesh që nga Austria kanë xixëlluar mbi qiellin e Shqipërisë", tha Rama./dritare.net