Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk largohem nga pushteti pa bërë Shqipërinë pjesë të BE-së!

Rama: Nuk largohem nga pushteti pa bërë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama riafirmoi sot vendosmërinë e qeverisë së tij për t’i çuar Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se objektivi historik i vitit 2027 është i pakthyeshëm. Ai theksoi se puna e qeverisë ka qenë në shërbim të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe opozitën, dhe se afrimiteti me BE-në sjell përfitime për të gjithë.

"Raporti u thotë shqiptarëve që Shqipëria ecën vendosmërisht në rrugën e duhur dhe na thotë ne se çfarë duhet të bëjmë më shumë e më mirë që të ecim pa asnjë ndalesë për të arritur objektivin e vitit 2027. Sa më pranë Be të jemi aq më shumë do të ketë dhe për ta hapësirë dhe përkujdesje, gjë që nuk mungon as në këtë raport. Ndjehuni mirë të gjithë, mbështetës apo kundërshtarë, së kjo qeveri i ka bërë detyrat për të gjithë dhe pastaj afrimiteti me BE-në është një garanci për të gjithë. Sepse mbështetës dhe kundërshtarë jemi në kohë ë ndryshme sipas qeverive që shkojnë e që vijnë.. Kjo e jona nuk do të shkojë pas sjellë BE në Shqipëri dhe pa e bërë Shqipërinë anëtare krenare të BE. Më tutje do të shohim sipas asaj që do të vendosë populli”, tha Rama.