Rama: Teknologjia ka qenë bekim për Shqipërinë!
Dritare.net

Në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, Kryeministri Edi Rama deklaroi se tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment kyç për Shqipërinë, fundin e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nisjen e një etape të re që, sipas tij, do të përcaktojë ritmin e procesit të integrimit.
"Tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave me BE, dhe fillimin e fazës së re, një element përcaktues sa i përket ritmit të procesit. Për vende si i yni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, se na ka lejuyar të bëjmë hapa të pamundur dhe ta shohim të ardhmen me një frymë tjetër. Na lejon të përfitojmë nga të gjitha avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear tek progresi eksponencial" tha Rama