Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Resorti në Zvërnec! Ja çfarë thotë Rama!

Resorti në Zvërnec! Ja çfarë thotë Rama!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, që ka ngjallur edhe protesta nga banorët e zonës. Kryeministri thotë se nuk është e vërtetë se shteti po fal tokën, duke shtuar se lajmet që kanë qarkulluar janë të pavërteta. Ai theksoi se bëhet fjalë për një pronë private dhe se investitori i përfshirë është serioz.

“Zhurmën për një lajm të rremë, po flas Zvërnecin, shteti nuk po fal asgjë. Ajo është pronë private. Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz që atë pronë e kanë marrë nga privatët. Shteti ka pasuri në anën tjetër të projektit, ku ende sot nuk ka mbaruar negociata pasi Korporata Shqiptare e Investimeve është pjesë e projektit. Dhe toka e ishullit do jetë aty e shtetit shqiptar”, tha Rama./dritare.net