
Rritja e rasteve me Covid-19/ Ambasada Amerikane: Mos harroni maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese!
E Shtunë 22 Janar 2022, 18:06
Dritare.net

Në mes të rritjes së rasteve me Covid-19 në vendin tonë, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka një thirrje për qytetarët.
Ajo bën apel që të mos harrohen maskat, vaksinat dhe dozat përforcuese që janë mbrojtja më e mirë ndaj variantit Omicron.
Ambasada ka vendosur edhe një link që të dërgon në faqen e CDC-së për të marrë më shumë informacion se si duhet të mbrohemi nga kovidi./M.M-dritare.net

















