Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rrjeti WiFi “Albania All Senses” prezanton Shqipërinë në ITB Berlin

Rrjeti WiFi “Albania All Senses” prezanton Shqipërinë

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, prezantoi një iniciativë inovative për të promovuar turizmin shqiptar në panairin ndërkombëtar ITB në Berlin.

Rrjeti WiFi “Albania All Senses” shërben si një portë digjitale e menjëhershme për të gjithë vizitorët. Sapo të lidhen me rrjetin, ata mund të shkarkojnë broshurën digjitale të ofertës turistike të Shqipërisë dhe të orientohen automatikisht drejt stendës shqiptare, duke u përfshirë menjëherë në përvojën e destinacionit.

Ky koncept shndërron një shërbim të zakonshëm interneti në një pikë kontakti interaktive, që prezanton Shqipërinë në mënyrë më të dukshme dhe më të aksesueshme për vizitorët ndërkombëtarë.

Ministri Gonxhja theksoi se inovacioni rrit ndërveprimin e publikut me ofertën turistike të vendit dhe e bën prezencën e Shqipërisë në panair më tërheqëse dhe më moderne./L.F-dritare.net