
Sekuestrohet heroinë në kutitë me mbishkrim banane, në Portin e Durrësit
E Martë 26 Tetor 2021, 08:08
Dritare.net
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Portëz”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, janë sekuestruar në Portin e Durrësit 45.5 kilogramë heroinë. Destinacion i ngarkesës ishte Italia.
Sasia e drogës u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me krom, ndërsa policia ka vënë në pranga pronarin e automjetit, Arian Çermën dhe drejtuesin, Olgert Dudën. /L.F-dritare.net

















