Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria gati për finalen e madhe të Eurovision. Ja renditja e këngëve për sonte!

Shqipëria gati për finalen e madhe të Eurovision. Ja renditja e

Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenën e madhe të finales së Eurovision Song Contest 2026, ku do të përfaqësohet nga Alis me këngën “Nan”. Nata finale do të zhvillohet në arenën Wiener Stadthalle dhe do të nisë me performancën e Danimarkës, ndërsa Austria, vendi mikpritës i këtij edicioni, do të mbyllë garën.

Pas një performance të fuqishme në natën e dytë gjysmëfinale, Alis arriti të elektrizojë publikun dhe të kthejë “Nan” në një nga këngët më të komentuara dhe më të klikuara të festivalit. Interpretimi i artistit shqiptar është pritur me entuziazëm nga fansat e Eurovision-it, duke rritur pritshmëritë për një rezultat të mirë në finale.

Në garë për trofeun e këtij viti janë gjithsej 25 shtete. Organizatorët kanë bërë të ditur se votimi do të hapet pak para interpretimit të këngës së parë dhe do të mbetet i hapur gjatë gjithë spektaklit, si edhe për 40 minuta pas performancës së fundit. Çdo person do të ketë mundësi të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.

Tashmë të gjitha sytë janë drejt Alis dhe “Nan”, që do të përpiqen të sjellin një tjetër moment të madh për Shqipërinë në skenën europiane të muzikës.

Ja renditja e këngëve për sonte:

Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
Gjermani: Sarah Engels – Fire
Izrael: Noam Bettan – Michelle
Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
Shqipëri: Alis – Nân
Greqi: Akylas – Ferto
Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
Australi: Delta Goodrem – Eclipse
Serbi: LAVINA – Kraj Mene
Maltë: AIDAN – Bella
Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
Bullgari: DARA – Bangaranga
Kroaci: LELEK – Andromeda
Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
Francë: Monroe – Regarde!
Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
Poloni: ALICJA – Pray
Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
Suedi: FELICIA – My System
Qipro: Antigoni – JALLA
Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
Austri: COSMÓ – Tanzschein