Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria përfshihet nga moti i keq! Vjosa në nivelin 9 metra. Rritet niveli i ujit në lumin Buna!

Shqipëria përfshihet nga moti i keq! Vjosa në nivelin 9 metra.

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë edhe këtë të enjte, ku kanë vijuar reshjet e dendura të shiut.Lumi Vjosë ka shkuar në nivelin 9 metra në urën e Mifolit, teksa prurje të shumta ka pasur edhe në Memaliaj, ku niveli ka shkuar 7.5 metra.

Mësohet se nga reshjet e dendura, janë përmbytur 100 hektarë tokë. Ndërkaq, 14 banesa janë përmbytur nga uji.

Gjithashtu, lumi Buna në Shkodër ka pësuar rritje të nivelit të ujit, por fatmirësisht, kjo nuk e zgjeron sipërfaqen e përmbytur.

Shqipëria përfshihet nga moti i keq! Vjosa në nivelin 9 metra.


Ndërsa në Drin, niveli i ujit ka rënë si pasojë e uljes së shkarkimeve.

Zona e Obotit sërish nuk kalohet me mjete të vogla. Pritet përmirësim i situatës, pasi në zonat malore kanë nisur reshjet e borës.