Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot festa e Fitër Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë!

Sot festa e Fitër Bajramit, kryeministri Rama uron besimtarët

Sot besimtarët myslimanë falën namazin e Fitër Bajramit pas muajit të sakrificës së Ramazanit.

Për ta është një ditë feste që kremton përmbylljen e agjërimit, falënderojnë Zotin për mëshirën dhe mirësinë, ndërsa vlerësojnë vëllazërinë, dashurinë dhe ndihmën ndaj të tjerëve.


Në këtë ditë të gëzuar për besimtarët myslimanë, edhe kryeministri Rama i ka uruar përmes rrjeteve sociale me foton e një faqeje nga Kurani, duke e shoqëruar me shkrimin “Gëzuar Fitër Bajramin!”