Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot protesta e PD! Qytetarët: O Sali boll me molotovë, me lekët tona rindërtohen ato që prishen!

Sot protesta e PD! Qytetarët: O Sali boll me molotovë, me lekët

Partia Demokratike pritet të zhvillojë sot, më 20 shkurt në orën 18:00, protestën e radhës para Kryeministrisë. Në prag të tubimit, DritareTV pyeti qytetarët për pritshmëritë dhe mënyrën se si po organizohen protestat e opozitës.

Shiko videon:

“Unë nuk mendoj se ikën me protestë. Protesta duhen bërë, por kjo s’do të thotë që rrëzohet qeveria menjëherë,” tha një qytetar

Të tjerë kritikuan mënyrën e organizimit të protestave, duke i cilësuar ato shpesh të tensionuara.

“Janë të dhunshme. Molotovët për çfarë objektivi? Dëmtohet pasuria jonë. Me lekët tona rindërtohen,” u shpreh një tjetër qytetar.

Një ish-mbështetës i hershëm i PD-së, që tha se ka qenë ndër nismëtarët e partisë në vitet ’90, deklaroi se opozita ka humbur drejtimin fillestar.

“Misionin që mori Partia Demokratike në fillim e ka humbur. Rotacioni bëhet me projekte, me alternativa dhe duke mbledhur shumicën e shqiptarëve, jo vetëm me demonstrata,” tha ai.

Qytetarët theksuan se ndryshimi politik kërkon figura të reja dhe programe konkrete.

“Rotacioni nuk bëhet se ka kaluar koha. Bëhet me alternativa reale. Ka njerëz të rinj në politikë, por duhet përvojë,” u shpreh një qytetar.

Pati edhe kritika të drejtpërdrejta ndaj lidershipit të opozitës dhe mënyrës së funksionimit të partisë.

“PD ka dështuar dhe përgjegjës nuk është vetëm Saliu, por edhe ata që e ndjekin. Partia është privatizuar,” tha një qytetar.

Ndërkohë, disa theksuan se protesta është e drejtë demokratike, por duhet të jetë pa dhunë.

“Është e drejta jote të protestosh, por jo zullum. Kur del me molotovë dëmton pasurinë tënde. /E.P-dritre.net