Çfarë ka ndodhur me Kristin? Banorët: Ka shkelur rregulloren!
Dritare.net

Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP5.
Njoftimin e dha Vëllai i Madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi.
“Banorë, Vëllai i Madh ju njofton se Kristi Lamaj është përjashtuar përfundimisht nga gara. Televotimi aktual anulohet,” thuhej në zarfin e zi që u lexua nga Brikena.
Ndërkohë, banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin. Ata kanë aluduar se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.
Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.
Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prap atje.
Juela: Po bënte gati rrobat dje
Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.
Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë
Megjithatë, e vërteta do të zbulohet gjatë prime ditën e shtunë.