Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin: Të konfiskohen 18.3 mln eurot! Biznesmeni në kërkim prej 2021

SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin: Të konfiskohen

SPAK kërkon 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 mln euro të mafias Cosa Nostra. Rezart Taçi është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Prokurori i SPAK, Klodian Braho kërkoi dhe konfiskimin e kalimin në favor të shtetit të 18 mln eurove të mafias italiane.

Taçi akuzohet nga SPAK për përfshirje në tentativën e pastrimit të 18.3 mln euro të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për tu arrestuar në zbatim të një mase sigurie "arrest në burg" dhënë në mungesë ndaj tij. Avokatja e tij Ilenja Mëhilli kishte kërkuar pushimin e çështjes duke u bazuar edhe në kërkesën e prokurorit që ka veçuar çështjen për italianët dhe i ka dërguar në Itali.

Përkatësisht procesi është veçuar për shtetasit Frencesco Zummo, Ignazio Zumo, Fabio Petruzzella dhe Daniele Cestagalli për të cilët po vijon procesi në Itali gjithashtu sipas avokatëve edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi po gjykohet atje. Në këtë proces Taçi akuzohet për "pastrim parash" dhe "grup të strukturuar kriminal"./L.F-dritare.net