Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehurit e Universitetit Bujqësor!

SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehurit e Universitetit

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka lexuar sot pretencën për 23 të pandehurit e dosjes “Bujqësori” të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për 9 procedura tenderimi të bëra fiktive gjatë vitit 2022, në vlerën 90 milionë lekë të reja. Të përfshirë në dosje janë zyrtarë të Universitetit dhe biznesmenë ndaj të cilëve rëndon dhe akuza e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.


Prokurori i çështjes Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burg për 23 të pandehur, të cilët do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar. Për 19 prej tyre SPAK kërkon që dënimi me burg t’i konvertohet me shërbim prove dhe punë publike.