Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS vendos të enjten për qëndrimin!

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PS vendos të enjten për

Grupi i PS mblidhet të enjten në orën 11:00 në Pallatin e Brigadave për të vendosur lidhur me rastin Balluku.


Mbledhja vjen pas asaj të Këshillit të Imunitetit ditën e hënë, ku socialistët u shprehën se masa e pezullimit nga detyra është e mjaftueshme.

Në mbledhje do të prezantohet qëndrimi i grupit dhe do të hartohet raporti, ku pritet që të mos aprovohet arrestimi i zv/kryeministres.

Raportin e socialistëve do ta hartojë Ulsi Manja, kryetari i Komisionit të Ligjeve, njëherazi edhe anëtar i Këshillit të Imunitetit.

Edhe PD do të dalë me raportin e saj. Në fund, të dyja do të kalojnë për votim në Kuvend në seancën e 5 marsit./dritare.net