Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stuhi e rrallë diellore drejt Tokës, ndriçohet qielli

Stuhi e rrallë diellore drejt Tokës, ndriçohet qielli

Një stuhi e fortë diellore po i afrohet Tokës dhe pritet të shkaktojë shfaqje të rralla të dritave veriore (aurora) mbrëmjen e sotme dhe orët e para të së martës, edhe në zona ku zakonisht nuk shihen.

Sipas Qendrës për Parashikimin e Motit Hapësinor (SWPC), bëhet fjalë për një stuhi rrezatimi të nivelit S4 nga 5, më e forta e këtij lloji në mbi 20 vite. Efektet kryesore mund të prekin satelitët, GPS-in dhe komunikimet ajrore, por nuk priten probleme serioze për qytetarët.

Autoritetet kanë njoftuar linjat ajrore, NASA-n dhe operatorët e energjisë për të marrë masa paraprake. Astronautët në hapësirë janë këshilluar të qëndrojnë në zona më të mbrojtura.

Aurorat mund të jenë të dukshme në pjesën veriore të SHBA-së dhe deri më në jug se zakonisht, nëse kushtet e motit e lejojnë. Ekspertët thonë se fenomeni mund të zgjasë me ndërprerje të shkurtra gjatë natës./L.F-dritare.net