
Seanca e sotme parlamentare po zhvillohet mes tensioneve. Fillimisht seanca u ndërpre me kërkesë të PD pasi kryeministri nuk ishte i pranishëm në sallë. Pas rikthimit fjalën e mori zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, por deputeti i PD Enkelejd Alibeaj nuk e lejoi të flasë.
Ai u afrua pranë foltores duke kërkuar që zëvendëskryeministri t’i lirojë vendin. Në këtë moment pranë foltores mbërriti edhe Garda, ndërsa situata u qetësua pasi kryetarja Nikolla i dha fjalën Alibeajt, i cili më pas bllokoi foltoren. Seanca u pezullua sërish për 10 minuta./L.F-dritare.net

















