Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tensionet në rritje/ Mbyllet Ambasada Amerikane në Kuvajt

Tensionet në rritje/ Mbyllet Ambasada Amerikane në Kuvajt

Ambasada amerikane në Kuwait është mbyllur “deri në një njoftim të dytë”, sipas një postimi zyrtar në rrjetin social X. Në deklaratë theksohet se vendimi është marrë për shkak të “tensioneve të vazhdueshme rajonale”.

Ambasada ka njoftuar gjithashtu se janë anuluar të gjitha takimet konsullore, si ato të rregullta ashtu edhe ato emergjente.

Të hënën, Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në disa vende të Lindjes së Mesme – përfshirë Kuvajtin – të largohen sa më shpejt përmes linjave tregtare, duke paralajmëruar për “rreziqe serioze sigurie”.

Situata u tensionua më tej pasi tre avionë luftarakë amerikanë u rrëzuan në territorin e Kuvajtit, në atë që u përshkrua si një “incident i mundshëm me zjarr miqësor”.

Mbyllja e ambasadës në Kuvajt vjen pasi gjatë natës Ambasada Amerikane në Riyadh, në Saudi Arabia, u sulmua nga dy dronë.

Zhvillimet e fundit pasqyrojnë përshkallëzimin e situatës së sigurisë në rajon, ndërsa autoritetet amerikane po rishikojnë masat për mbrojtjen e personelit diplomatik dhe qytetarëve të tyre./L.F-dritare.net