Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U ndalua nga Izraeli, Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri

U ndalua nga Izraeli, Baki Goxhaj mbërrin në Shqipëri

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj, i ndaluar më herët nga autoritetet izraelite gjatë udhëtimit drejt Gazës, është kthyer në Shqipëri. Ai foli për Report TV, duke treguar përjetimet e tij gjatë ndalimit.

Goxhaj tha se ai dhe aktivistët e tjerë janë ndaluar në ujëra ndërkombëtare, janë mbajtur të izoluar për disa ditë dhe kanë përjetuar trajtim të rëndë gjatë ndalimit, ndërsa misioni i tyre kishte qëllim humanitar për Gazën. Ai theksoi gjithashtu se angazhimi i tij lidhet me solidaritetin ndaj popullit palestinez dhe ndërgjegjësimin për situatën në Gaza.

“Ndihem krenar që isha pjesë që provova një pjesëz, të dhunës që palestinezët provojnë çdo ditë. Nuk dua të rris fëmijët e mi e në një botë ku gjenocidi ndaj fëmijëve të tjerë është normal. Jam krenar që isha në këtë mision edhe pse synimi parësor i misionit dështoi, hapja e një korridori humanitar. Synimi dytësor, rritja e solidaritet me popullin Gazës dhe rritja e vetëdijes për këtë plagë të hapur në botën tonë, ishte i suksesshëm. Ky mund ia vlejti.

Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë”, tha Goxhaj./L.F-dritare.net