
Urimi i veçantë për ditëlindjen e Ramës. PS surprizon me këngë të krijuar nga AI!
E Premte 4 Korrik 2025, 12:12
Dritare.net
Akademia Politike e Partisë Socialiste ka zgjedhur një mënyrë kreative për ta uruar Kryeministrin Edi Rama në ditën e 61-vjetorit të lindjes.
View this post on Instagram
Ata kanë krijuar një videoklip dhe këngë të krijuar nga Inteligjenca Artificiale.
Urimi është shpërndarë në Instagram nga vetë Rama, i cili e ka ripostuar videon me përshkrimin:
“Partizanit të Inteligjencës Artificiale, me këtë videoklip nga Inteligjenca Artificiale, Akademia Politike e Partisë Socialiste në ditëlindjen e 61-të, i uron edhe 100 vjet kampion”
Videoja, e konceptuar në mënyrë inovative, përmban elemente simbolike dhe mesazhe mbështetëse, duke e cilësuar Kryeministrin si një “kampion” dhe figurë përfaqësuese të lidhjes së politikës me teknologjinë moderne./E.P-dritare.net

















