Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Viktor Zhusti: Fotoja me Adriatik Lapajn u përdor pa lejen time për propagandë politike

Viktor Zhusti: Fotoja me Adriatik Lapajn u përdor pa lejen time për

Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar publikisht me tone të forta pas publikimit të një fotografie ku shfaqet pranë Adriatik Lapajt, duke sqaruar se imazhi ishte realizuar për arsye krejtësisht personale dhe me garancinë se nuk do të bëhej publik.

Viktor Zhusti: Fotoja me Adriatik Lapajn u përdor pa lejen time për

Sipas Zhustit, fotoja është përdorur pa miratimin e tij për qëllime propagandistike në kuadër të mitingut të 22 dhjetorit të Sali Berishës, duke krijuar përshtypjen e rreme se ai mbështet lëvizjen politike “Shqipëria Bëhet”, pretendim që aktori e hedh poshtë.

Viktor Zhusti: Fotoja me Adriatik Lapajn u përdor pa lejen time për

"Eh,mor LLAPA…Nuk di a të kam sjellë ndonjë të mirë me dëshirën që të bëje një foto private, kur isha duke kaluar për në shtëpi mbas shfaqjes, por mua, veç dëm e shqetësim më ke sjellë.
Pranova të beje foto vetëm për albumin tënd privat meqë “ kishe shumë simpati si aktor” dhe më premtove që nuk do ta postosh, madje i thashë dhe bashëluftëtarit tënd, artistit të kaq e ka filmave dhe kandidatit për deputet të “Shqipëria bëhet”, djalit të mikut tim të çmuar, Gent Kames, që të mos e postosh
(po vendos dhe mesazhin për të dhe premtimin e tij) por juve, duket e kishit të nevojshme, një shashkë propagandistike për 22 dhjetorin…
Duke e shoqëruar foton me komentin “erdhi na takoi dhe na dha energji pozitive”… më bën përkrahës e simpatizant të partisë e lëvizjes tënde, “Shqipëria bëhet”, gjë që as më ka shkuar ndonjëherë ndërmend, pasi, sipas meje, Shqipëria, vërtet do bëhet, emancipohet, modernizohet, europianizohet, por, VETËM me ata, kundër të cilëve ju, po luftoni me çdo mjet e mënyrë.
Me postimin tënd më ke sjellë mjaft armiqësi, qejfmbetje dhe komente negative, për të cilat nuk kisha nevojë.
Po, nuk është hera e parë që dal i zhgënjyer nga miqësitë e rrugës…", shkruan Zhusti në rrjetet sociale./L.F-dritare.net