Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Sa banorë do të futen sonte në BBV5? Ja çfarë pritet të ndodhë sonte!

Sa banorë do të futen sonte në BBV5? Ja çfarë pritet


Mbrëmjen e sotme starton zyrtarisht edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania, duke rikthyer emocionet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

14 banorë pritet të bëhen pjesë e BBV5 që në natën e parë. Ata vijnë nga fusha të ndryshme të artit, medias dhe showbiz-it, si këngëtarë, balerinë, aktorë, gazetarë, moderatorë dhe podcast-er, të cilët pritet të sjellin histori të forta, dinamika dhe surpriza përgjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Edicioni i ri do të moderohet sërish nga Ledion Liço, ndërsa paneli i opinionistëve do të përbëhet nga Arbër Hajdari dhe risia e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, e cila për herë të parë merr këtë rol në format./K.C/dritare.net