
SHBA-ja thotë se ushtria e saj ka kryer një “sulm masiv” kundër grupit Shteti Islamik (IS) në Siri, si përgjigje ndaj një sulmi vdekjeprurës kundër forcave amerikane në këtë vend.
Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) njoftoi se avionë luftarakë, helikopterë sulmues dhe artileri “goditën më shumë se 70 objektiva në disa lokacione në të gjithë Sirinë qendrore”. Në operacion u përfshinë gjithashtu edhe avionë nga Jordania.
Sipas Centcom-it, operacioni “përdori më shumë se 100 municione precize”, duke synuar infrastrukturën e njohur të IS-it dhe vendndodhjet e armëve.
Presidenti Donald Trump deklaroi se “po godasim shumë fort” bazat e ISIS-it, pas sulmit më 13 dhjetor në qytetin e Palmirës, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil amerikan./K.C/dritare.net