Votohet në Bashkinë e Vlorës, komisionerët e PD shkojnë në qendrat e votimit me vonesë!
E Diel 9 Nëntor 2025, 08:08
Dritare.net

Në Bashkinë e Vlorës procesi i votimit po vijon normalisht. Në nisje të votimit u vunë re disa problematika të vogla, ku votimi nisi me vonesë në disa Qendra pasi komisionerët e PD shkuan me vonesë. Ndërsa në dy Qendra Votimi ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit elektornik.
Janë 231 Qendra Votimi dhe 171.895 zgjedhës në qytetin e Vlorës.
Vlorë shkoi në zgjedhje pas dorëheqjes së Ermal Dredhës pas kritikave të Ramës. Në këtë bashki garojnë 3 kandidatë Brunilda Mersini (PS), Dionis Sota i pavarur, i mbështetur nga PD, Gjergji Nika i pavarur.
Vlora është bastion i majtë dhe në këtë bashki opozita nuk numëron asnjë fitore.