
Vrasja e shqiptares nga makineria e mishit, flasin pronarët e biznesit!
Dritare.net

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 50-vjeçarja shqiptare u copëtua në një makineri grirëse mishi, ku për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi pas orës 9 të mbrëmjes, kur Anna shkoi në dyqan për të pastruar dyqanin me vajzën e saj 18-vjeçare. Sipas mediave greke, teksa vajza e saj po pastronte hyrjen e dyqanit, dëgjoi britma nga kuzhina dhe vrapoi për të parë se çfarë po ndodhte. Pastaj, ajo pa nënën e saj të kapur nga flokët në prerësin e mishit dhe të copëtuar. Vajza doli në rrugë, filloi të thërriste për ndihmë dhe por fatkeqësisht 50-vjeçarja nuk ia doli t’i mbijetojë plagëve.
Fatkeqësisht, gruaja nga Shqipëria u gjet e pajetë dhe nuk dihet se si iu ngatërruan flokët në makinerinë e mishit dhe se si u copëtua, por pronari i dyqanit u arrestua me akuzën e vrasjes nga pakujdesia .
Babai i të arrestuarit dhe motra e tij shprehin dhimbjen për vdekjen e 50-vjeçares, pa e ditur ende rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
“Nuk dimë ende asgjë se si mund të ketë ndodhur. Sa keq për vajzën. Do të doja të mos ndodhte”, tregon për protothema.gr motra e pronarit./M.K-dritare.net

















