Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e tretë në familjen Kaza/ Gjaku nuk thahet në sagën e hakmarrjes në Lezhë

Vrasja e tretë në familjen Kaza/ Gjaku nuk thahet në sagën e

Një tjetër vrasje trondit qytetin e Lezhës, e cila duket të jetë pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh të nisur vite më parë mes dy familjeve të njohura të zonës, Kaza dhe Lekstakaj.

Viktima e fundit është 57-vjeçari Pjetër Kaza, i cili u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja e tij në orët e para të mëngjesit të sotëm. Trupi i tij u gjet brenda makinës në banesën e tij në fshatin Balldre dhe sipas të dhënave të para nga policia, ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Dyshohet se vrasja e tij lidhet me një zinxhir të gjatë hakmarrjesh, që zanafillën e ka në vitin 1994, me vrasjen e Ndue Kazës, ish-shef i krimeve në qytetin e Rrëshenit.

Ndue Kaza u vra më 7 janar të vitit 1994 në mes të qytetit të Rrëshenit. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje ishin vëllezërit Dod dhe Augustin Gjini, të cilët u arratisën pas krimit. Tre vite më pas, në vitin 1997, Martin Kaza, vëllai i viktimës, ekzekutoi për hakmarrje vëllezërit Gjini në qytetin e Laçit, për çka u dënua me 22 vite burg.

Konflikti nuk u mbyll me kaq. Më 28 prill 2024, në Belgjikë, u vra një tjetër anëtar i familjes Kaza, Agustin Kaza, vëllai i Pjetrit. Ai u qëllua për vdekje në një lokal shqiptarësh në Bruksel, ku autorët e goditën disa herë në kokë dhe kraharor./K.C/dritare.net