Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zbardhen diskutimet në sallën e gjyqit. Ja çfarë e pyeti Naim Murseli, vëllanë e Liridonës!

Zbardhen diskutimet në sallën e gjyqit. Ja çfarë e pyeti

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është zhvilluar sot një tjetër seancë gjyqësore në lidhje me çështjen e rëndë të vrasjes së Liridona Ademajt, ngjarje që tronditi opinionin publik. I akuzuari kryesor, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, është përballur me disa dëshmitarë të thirrur nga prokuroria, përfshirë edhe kunatin e tij, Leonard Ademajn.

Gjatë seancës, një episod i veçantë tërhoqi vëmendjen, kur vetë i akuzuari mori fjalën për të drejtuar pyetje ndaj dëshmitarit, duke i shtruar Leonardit disa çështje që prekin raportet familjare dhe rrethanat që kanë paraprirë ngjarjen e rëndë.

Pyetjet

Gjyqtarja: Ftohet i akuzuari Naim Murseli që të parashtrojë pyetje për dëshmitarin. Naim, pyetjet i parashtroni në mënyrë të tërthortë, kështu e kërkon ligji, ju keni avokat, ju ka sqaru se si duhet të pyetet një dëshmitar i prokurorisë, i palës tjetër. Urdhëro, ne po ju dëgjojmë.

Naim Murseli: E kam një pyetje për Leonardin. Për 12 vjet martesë, a iu është ankuar ndonjëherë motra e tij, për mua apo për raportin tonë?

Leonard Ademaj: Jo nuk është anku. Përvec, se para disa muajve, para se të ndodhte ngjarja, e kishte prekur shumë një aferë tradhëtie e Naimit me një të afërm të vet. Por që, ajo vetë e kishte zgjidhur këtë punë me të dhe ne nuk e kemi kundërshtuar veprimet e saj.

Naim Murseli: Ju thatë më herët , Leonard se kinse unë pasna qenë në morg me Kushtrim Kokallën, të nesërmen, në sa ora paska qenë një vizitë, e panjohur për mua?

Leonard Ademajl: Orën nuk e di, veçse këtë e thotë edhe punonjësi aty që më tha se në mëngjes kanë ardhur Kushtrimi dhe Naimi.

Naim Murseli: E, dy javë para ngjarjes, rreth datës 16 nëntor, a kemi shkuar së bashku në Budva për të festuar ditëlindjen time, unë e ti, bashkëshortja jote, bashkëshortja ime dhe fëmijët e mir, me ftesë time?

Leonard Ademaj: Po, me ftesën e Liridonës.

Naim Murseli: Pikërisht, me ftesën e Liridonës, për të festuar ditëlindjen time.

Leonard Ademaj: Po.

Naim Murseli: A vërtejte dicka ndryshe gjatë atij udhëtimi apo qëndrimi në Budva të Malit të Zi? Ndonjë padrejtësi apo krisje në raport apo diçka tjetër?

Leonard Ademaj: Jo.

Naim Murseli: Në shtëpinë në Prishtinë, që e kam blerë së bashku me të ndjerën bashkëshorten time, a ke qenë ndonjëherë në vizitë Leonard?

Leonard Ademaj: Jo.

Naim Murseli: Dhe një pyetje të fundit, në aktakuzë prokurorja përmend dy motive, njëra që ka të bëjë me financat dhe kinse sigurim jetësor që nuk dihet asgjë për atë sigurim jetësor, kush është përfituesi, si janë kushtet atje jashtë shtetit, apo brenda shtetit të Suedisë, nuk dihet asgjë më tepër se që është një sigurim jetësor. Motivi tjetër që thuhet është kinse Liridona më ka tradhëtuar, cilit motiv i besoni Leonard Ademaj?

Leonard Ademaj: Motivin kinse Liridona të ka tradhtuar e ke thënë ti vetë, nuk e ka thënë prokuroria. Ndërsa sa i përket sigurimit, ti e din më mirë ku vlenë, se ja ke bërë vetëm asaj, nuk ia ke bërë vetës. Po ashtu, e dini mirë, kur i ke thënë babit në shtëpi: ‘Hajdar ia kam maru një sigurim Liridonës që nesër me e gjetë diçka, përfitojmë shumë, janë të siguruar fëmijë’, pra dihet qartë pse e ke bërë atë sigurim. Përvec tradhëtisë, të dyja versionet e tjera i besoj plotësisht.

Gjyqtarja: A keni pyetje tjera Naim?

Naim Murseli: Po edhe një të fundit nëse mundem. Unë e kam parë deklaratën e Leonard Ademajt në aktakuzë dhe aty thuhet që djali im i vogël, nuk po ia përmendi emrin sepse edhe është i mitur dhe nuk është e nevojshme, aty thuhet që sipas fjalëve të Leonardit që djali im i thotë dajës vet që jashtë kësaj me të cilën po përballëm është dajë dhe person shumë i mirë dhe asnjëherë nuk kemi pasë probleme as me atë as me asnjë anëtarë të familjes Ademaj, për të cilën edhe sot gëzoj respekt. Por, në deklaratë thuhet se përveç ato që i përmendi që ‘hajni ka kërku pare’ e të tjera, thuhet që djali i vogël thotë se ‘mamin e kemi harruar në makinë’, a ka qenë kështu Leonard?

Leonard Ademaj: Po. Atë natë, kështu ka thënë. Sepse është vec katër vjec, ishte vetëm katër vjec më falni dhe nuk e ka ditur se cfarë saktë po ndodhte.

Gjyqtarja: A keni pyetje tjera Naim?

Naim Murseli: Po nëse bën. A kam qenë unë në prokurori me fëmijët, pas intervistimit në polici a kam qenë edhe në prokurori ditën e premte, disa orë para varrimit?

Leonard Ademaj: Unë nuk e di.

Naim Murseli: Në rregull, nuk kam pyetje tjera./K.C/dritare.net