Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nis protesta për Zvërnecin, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë!

Në ditën e 17-të të protestës kundër projektit të investimit në Zvërnec të Vlorës, qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej në Tiranë, për të vijuar më pas drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër klasës politike aktuale, protestuesit kërkojnë ndryshime dhe largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama./dritare.net