Na ndiqni edhe në

Opinione

A do ta votojë Berisha nesër në Kuvend marrëveshjen “Trump–RamaDuro”?

A do ta votojë Berisha nesër në Kuvend marrëveshjen

Nga Kreshnik Spahiu

Nesër në mëngjes, në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij njëvjeçare.
Marrëveshja për Bordin e Paqes, ku Rama do të punojë me Trump në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë, u ratifikua sot nga qeveria dhe do të votohet nesër nga Parlamenti.

Po çfarë qëndrimi do të mbajë Sali Berisha, i cili prej një viti premton se Rama do të arrestohet si Maduro dhe se SHBA e ka futur në listën e zezë?
Një orë më parë Berisha u shfaq si pulë e lagur në media dhe i parapriu votës së nesërme.

Ai deklaroi: “Jemi pro Bordit të Paqes” dhe se ftesa nuk i shkoi Presidentit, sepse ne jemi republikë parlamentare dhe për këtë arsye ftesën ia dërguan Edi Ramës.

Së pari, Berisha gënjeu, sepse edhe Kosova është republikë parlamentare, por ftesa nuk i shkoi Albin Kurtit; Trump ftoi presidenten Vjosa Osmani.
Së dyti, Berisha duhet të sqaronte pse Trump nuk ftoi Bajram Begajn, njësoj si Vjosën, por ftesën ia dërgoi Edi Ramës.
Së treti, Berisha heshti për Sazanin dhe vizitën e vajzës së Trump në Vlorë.
Së katërti, Berisha nuk mbajti asnjë qëndrim për krizën në Gaza apo debatin mbi këtë temë.
Së pesti, Berisha nuk guxoi të kundërshtonte në asnjë rast marrëveshjen që do të nënshkruajë Edi Rama me Donald Trump.

365 ditë gënjeshtra madhështore do të shfryhen nesër publikisht para kamerave për 3 sekonda, kur Sali Berisha, si qingj, do të votojë në Kuvend marrëveshjen e Ramaduros me Trump.

Gënjeu se do të mbyllet SPAK.
Gënjeu kur tha se është ftuar në SHBA.
Gënjeu se Rama do të arrestohej për dosjen McGonigal.
Gënjeu kur tha se do të arrestohet Yuri Kim.
Gënjeu kur tha se Rama do të merrej me helikopter.

George Orvell dikur e përshkruante :
“Partia të urdhëronte të mohoje provën e syve dhe veshëve të tu.”

Berisha u lodh 1 vit duke kërkuar që SHBA ta konsideroj Shqipërinë dhe shqiptarët si narko-shtet por nuk ja doli.

Nesër në mëngjes do të bëjë atë që ka bërë gjithmonë: do të mashtrojë në media dhe në mbrëmje nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të kërkojë mbrapsht 7 milionë eurot që pagoi LaCivitës apo kompanisë amerikane “Continental Strategy”.
Fundja, ato euro mund t’i fusë shpejt në punë në kullat që ndërton me leje të RamaDuros./Marrë nga Facebook-u i autorit