A duhet të kemi inteligjencën artificiale shokë klase?
Dritare.net

Nga Serena Nunci
Ndërsa nxënesi mbaron së lexuari esenë para klasës, të tjerët e veshtrojnë, duke zgërdhirë nga njëri vesh tek tjetri. Nuk është një pamje e huaj, ajo e mësuesit të zhgënjyer tashmë : dikur nxënesit të cilët nuk ishin të dhënë pas mësimeve ishin në varësi të nxënesit të mirë, tani që të gjithë e kanë atë "nxënësin e mirë" në xhepin e pantallonave të tyre, miku i tyre më i përkushtuar, ChatGPT.
Për një nxënës, qoftë ne arsimin bazë ose atij të lartë, nje mjet i cili të jep çdo informacion të cilin mund të kërkojë, është si nje ëndërr e kthyer në realitet.
"Dëshiron informacion per shkolle? Këtu e ke! Të të shkruaj nje ese menjëherë! Të nevojitet një ilustrim? Direkte...." E kështu me rradhë. A nuk tingullon bukur?
Bën çdo gjë për ne, nuk i nevojitet pushim aspak. Jo si njeriu, nuk ndien lodhje, mërzi, përtesë ; në fakt, nuk ndien asgjë. Kjo mungesë e humanitetit na bënë të tërhiqemi ndaj saj.
Fakti që është programuar të zbatojë çdo gjë që themi pa gabime. Mënyra se si është dakord me çdo gjë, se si nuk ka opinionet e veta. A nuk është mbresëlënëse?
Në mes të përparimit teknologjik dhe konsumit masiv, ne po harrojmë diçka e cila përket në mëndjen e në shpirtin e çdo njeriu : idetë dhe përvojat njerëzore. Një robot, i zhvilluar sa mund të jetë, e ka totalisht të pamundur të ketë idetë, karakterin, përvojat, dhe opinionet e njeriut.
Ndërsa i thoni robotit të gjeneroj esene e qindtë, a thua sikur është fabrikë, a ju trazon diçka? A mund ta bëni vetë një ese?
Në shumë raste, një nxënës i ditëve te sotme është ne varësi të inteligjencës artificiale në lidhje me shkollën. Ekspertët pohojnë se edhe pse përdorimi i inteligjencës artificale është e shpejtë dhe praktike, ajo është e dëmshme për aftësitë e mendimit të një individi.
Në një studim nga MIT Media Lab (2025) me titull : Truri yt me ChatGPT,
ata ndanë nje larmishmëri njerëzish dhe i ndanë në tre grupe, të gjithë me një qëllim : te shkruajnë një ese. Grupet ishin të ndara në tre:
Grupi 1. LLM, ai që duhej të përdorte inteligjencë artificiale për esenë
Grupi 2. I motorreve kërkimore
Grupi 3. Grupi i pavarur, i cili përdori vetëm trurin e vet.
Më pas, krahasuan aktivitetin e trurit të çdo grupi. Grupi LLM, kishte rezultatet më të dobëta, me aktivitet të ulët të trurit, dhe nivele të ulët përshirjeje. Pjesa alarmante është se po i njëjti grup tregonte të njejtat rezultate po te dobëta kur ndaluan së përdoruri inteligjencë artificiale. Kjo është tregues se ka një efekt mbeturine në trurin e njeriut. Nëse frekuenton inteligjencën artificiale shpesh, ka mundësi që ke qënë më i/e zgjuar para një viti, sesa tani.
Le të ndalojmë këtu. E di çfarë është akoma më mbresëlënëse? Të krijosh diçka vetë. Të lodhesh, të punosh diçka me zjarr, për aq kohë sa e ke bëre vetë. Lexoje, kontrolloje për gabime. Ndihu krenar/e me punën që ke bërë, dhe pyete veten : a na duhet vërtet inteligjenca artificiale si shokë klase?
Dua ta përmbyll këte ese duke bërë nje thirrje : tregohuni krijues. Provoni diçka të re. Shprehni mendimet tuaja dhe flisni me shpirt. Nëse njeriu nuk ka përvojat dhe nismat vetjake, ai është një levore e zbrazët. Roboti mund të jetë i përpiktë, por do jetë gjithmonë thjesht një shufër kodimi, ç' ka nuk cakit mundimin që na bënë qënie njerëzore./dritare.net