
Fëmijët e spiunëve të UDB po na tregojnë çfarë është patriotizmi!
Dritare.net
Nga Haki Morina, i burgosur politik në ish Jugosllavi.
Rasti i Mimoza Kusarit dhe të kontaktit të saj me Sllavko Simiqin dhe të arratisurin nga prokuroria Millan Radojqiqin, tregon më së miri që pas luftës patriotët më të mëdhenjë ishin nostalgjikët e vllaznim-bashkimit të kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë.
Pra, këta nostalgjikë, dhe bijtë dhe bijat e tyre, ishin ata që akuzuan dhe vazhdojnë ende të akuzojnë më së shumti Hashim Thaçin me eksponentë tjerë të UÇK-së, se gjoja janë vënë në shërbim të Vuçiçit dhe interesave të Serbisë. Këta janë ata që akuzojnë edhe Edi Ramën për vllaznillak me Vuçiçin dhe Armando Dukën për organizim të kampionatit evropian të futbollit për të rinjë.
Këta e kanë gojën plotë kundër Serbisë dhe Vuçiçit, por thellë në zemrat e tyre vlon dashuria për vëllezërit serbë.
Natyrisht që ka plotë të mashtruar të cilët për shkak të naivitetit, ju besojnë më shumë fjalëve se veprave, për të cilët më vjen keq.
Më vjen keq sepse duke i besuar secilit që ngritë zërin dhe rrahë tavolinën me fjalë të.mëdha, secilit që aktron patriotizmin fals, po bëhen pjesë të pseudopatriotizmit dhe të politikës populiste, të cilat pas luftës po na bëjnë dëme të mëdha në të gjitha drejtimet./dritare.net

















