Na ndiqni edhe në

Opinione

Gjekmarkaj: Basha dhe festa e tij e synetit!

Gjekmarkaj: Basha dhe festa e tij e synetit!

Nga Agron Gjekmarkaj

Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshëm, i përgjithshëm dhe mori për vete një mori postesh imagjinare....

Enver Hoxha i pat mbajtur per disa vjet postet kryesore të shtetit dhe të Partisë. Sekretar i Parë, Kryeminister, Minister i jashtem dhe i mbrojtjes. Pas vitit 1952 edhe ai hoqi dore e mbajti vetem atë të Sekretarit të parë. Në një “festë syneti” sot Lulzim Basha i cili foli per hapje të shoqates së tij u shpall i perjetshem , i pergjithshem dhe mori per vete një mori postesh imagjinare.
Pastaj fap e fap perjashtoi po në menyrë imagjinare ata që nuk i ka. I paaftë që të turperohet pas 18 vitesh në politike foli per politike të re kunder se vjetres. Kerkoi ndjese. Kujt !? Kush do t’ja dijë për ndjesen e tij ! Foli per emerime të gabuara që paskesh bërë . Ai na doli shakaja më e madhe dhe emerimi më fatkeq i Sali Berishes. E zgjodhi të ngratin, duke prishur garen dhe injoruar kontributet në PD per veset jo per virtytet me konceptin e kontrollit total mbi të e të partisë pronë.

Pa asnjë beteje publike i kapur nga veshi ne emigracion erdhi në krye.Ja futi si kurrkush, si skuth qe pret çastin i pazoti për të bërë betejen e ndarjes me kulturen politike, i etur per te perfituar prej sajë gjithçka, pa patur kurrë një projekt. Flet per njerzit , per demokratet pasi ju pegëren investimin, mundin per karrigen dhe pasurite e tyre . Pa u skuqur pa u zverdhur me lekuren si sholle kepucet i rrejten per hallet e tyre ore e çast.

PD duhet të bashkohet, që të filloje rritjen, të debojë mentalitetin punist të liderve dhe ushtarve të perjetshem. Ajo ka nevojë për garë dhe institucione të verteta të cilat i japin asaj lidership fitues perndryshej do ti mbetet vetem e kaluara si kujtim dhe copat aktuale si fosile në xhepat e rrenuesve të panginjur e të pa cipë. Egoja e tij pas shanseve të medha , viteve të gjata mbetet një rast sui generis per studim antropologjik./dritare.net