Haki Morina; S’kam vjedhur kurrë vota, as kur ma kërkuan me ngulm
Dritare.net

Nga Haki Morina
Në jeten time s'kam vjedhur kurr vota. S'kam vjedhur edhe kur ma kanë kërkuar me ngulm që ta bëjë këtë gjë.
Për mua vota është e shenjtë.
Ata që vjedhin vota, nuk mund të jenë patriotë të vërtetë. Ata nuk e kanë mendjen tek e ardhmja e atdheut. Ata e kanë mendjen tek vetja.
Është turp i madh për Kosovën që të tre liderët u gjenden me vota të vjedhura. S'ka lidhje se ishin pak, apo shumë vota të vjedhura. Votat ishin të vjedhura dhe kjo duhet të na alarmoj si popull, e si shoqëri.
E di që këto fjalë do ti prekin shumë njerëz, shumë politikanë, shumë veprimtarë. Do të më prekë edhe mua, sepse duke folur kështu, kam krijuar në mënyrë të vazhdueshme armiqë personal. Por ska gjë. Prej që jam bërë me ditë, unë kam shtuar armiqë. Duke filluar nga rrethi im, e deri tek "Molla e kuqe".
Më ka rënë njëherë të jem kryetar Komisioni për numërimin e votave ku edhe vet isha i kandiduar. Pra, duhet të numroja edhe votat e mija. Pra kisha mundësi ti vjedhja votat për veti, por nuk i kam vjedhur. Kjo më ka ndodhur kur në Kongresin e parë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë, më zgjodhën Kryetar të numërimit të votave, me të drejtën për tu zgjedhur edhe vet në organet e larta të kësaj organizate. Ky vendim ishte jo statutor, dhe i padrejtë, por u përkrah edhe prej partisë. U tha që s'kemi njeri tjetër që mund ti besojmë 100%, siç mund ti besojmë korrektësisë së kosovarit idealist.
Dhe nuk e vodha asnjë votë, por prap isha i pakënaqur me veten dhe punën e Komisionit. Nuk po e zgjas pse i isha i pakënaqur, sepse zgjatet shumë tregimi, por edhe sot më duhet ta falenderoj udhëheqjen e atëhershme të PS-së, në krye me Fatos Nanon, për këtë besim kaq të madh që kishin ndaj meje.
Në Kosovë e kam përvojën nga Kongresi i parë i PDK-së, ku isha në komisionin e numërimit të votave. Për këtë përvojë do të shkruaj në të ardhmen.
Shpesh kur i dëgjoj në panelet televizive të Shqipërisë, duke e marr shembull Kosovën për zgjedhje të rregullta dhe korrekte më vjen për të qeshur. Më vjen për të qeshur, sepse e di që aty ku nuk ankohet askush për vjedhje, aty vjedhin të gjithë. Në Shqipëri të paktën kishte reagime. E në Kosovë, nuk ankohej askush, sepse në heshtje ishin marr vesh të gjithë për të vjedhur.
Nejse, janë histori të vjetra, e të reja këto, por janë histori që tregojnë që shoqëria jonë ende vuan shumë për njerëz të ndershëm.
Ndoshta ndershmëria është edhe arsyeja e dështimit tim në karrieren politike
Respekt për gjithë lexuesit e mij!/Marrë nga Facebook-u i autorit