Na ndiqni edhe në

Opinione

Një Mamdan në Tiranë!

Një Mamdan në Tiranë!

Nga Dritan Hila

Fitorja e kandidatit demokrat Mamdani në New York, natyrisht që ka trazuar ujërat, ka ngjallur diku entuziazëm, diku dëshpërim, por unë nuk do t'i hyj këtu se çfarë do të thotë ai për New York-un, por dua të them çfarë do të ishte ai nëse do kishte shpallur të njëjtin program për Tiranën.

Komentin e ditës mund ta dëgjoni në kanalin tonë në YouTube

Zakonisht në të tilla programe të cilat janë populiste, ngjallet entuziazmi i njerëzve dhe nuk është vështirë që të fitosh vota.

Problemi është se çfarë korr në fund. Në përgjithësi të tilla programe janë programe falimentare, këtë e ka treguar edhe New York-u i viteve 70-80, por unë do të merrja Tiranën. Tre janë pikat kryesore të Mamdanit, le të themi, të cilat nëse do zbatoheshin në Tiranë, çfarë efekti do të kishin.

Së pari, autobuzët falas. Falas nuk ka askund, ka pa pagesë. Këtu është edhe kontradikta me programin e Ramës dikur që thashë shëndetësi falas, shëndetësi pa pagesë, sepse dikush paguan, dikush i paguan rrogat e mjekëve, i paguan taksapaguesi. Ti që shkon aty nuk paguan, por dikush tjetër e paguan. Kështu që autobuz falas nuk do kishte në Tiranë, do ishin autobuz që i paguante dikush tjetër nga taksat.

Kemi pastaj në pikën tjetër ku thoshte çmime të fiksuara përsa i përket ë, dyqaneve ushqimore, marketeve. Edhe këtu unë shikoj që ka një spekulim. Në përgjithësi çmimet e ushqimeve i vendos ekonomia e tregut. Unë nuk e di se si funksionon në New York, mbase në New York, , bashkia merr taksa nga ushqimet dhe Mandani do t'i heqi, por nuk e di sa rezultat do ketë kjo sepse në qoftë se do largohet taksat ushqimore, o duhet të ngarkojë diku tjetër me taksa, ë, ose dikë tjetër ose duhet t'ia heqi buxhetit. Mirëpo dihet që me buxhetin aktual që ka një bashki është pak si e vështirë të heqësh taksa nga ushqimet. Qoftë edhe në Shqipëri, për shembull në Shqipëri një metodë mund të ishte subvencionimi i të varfërve, por kjo është shumë e vështirë sepse ë, është një zë shumë i rëndësishëm i konsumit i një familjeje dhe kjo do bënte natyrisht që të hiqeshin para diku tjetër, në infrastrukturë, në mirëmbajtje, në shkolla e të tjera e të tjera.

Pikë tjetër e tij ishte fiksimi përsa i përket banesave, qirave të banesave. Unë nuk mendoj që një bashki ka në dorë të fiksojë qiratë e banesave. Po, në dorë ka të uli taksat në mënyrë që çmimet e banesave, blerjes së banesave të ulen. Mirëpo në qoftë se kjo do zbatohej në Tiranë, neve do kishim një falimentim të bashkisë sepse Bashkia e Tiranës zërin më të rëndësishëm të buxhetit të vet e ka pikërisht nga taksa që ju merr ndërtuesve për, për ndërtesat që bëjnë, është diku te 8%. Kjo dhe me këtë financon pastaj programet e tjera. Nëse do ndodhte në, në Shqipëri kjo do të ishte sigurisht falimentare për Bashkinë e Tiranës. Mund të bënte që me këtë 8% të ndërtonte banesa të tjera sociale ose të subvenciononte me bonus njerëz që kanë nevojë për banesa, por të fiksosh çmimin e banesave ose të ulësh qiranë e banesave, mua më duket një politikë jorealiste. Të tilla politika staliniste nuk mendoj dhe nuk di ndonjë mekanizëm që mund të veprojë në ekonominë e tregut. Natyrisht që problematika e New York-ut është tjetër dhe e Shqipërisë është tjetër. Natyrisht ai që do të fitojë për kryetar bashkie në Tiranë duhet të ketë një program më specifik dhe më afër problemeve që ka Tirana, probleme të cilat, me thënë të drejtën unë nuk i kam parë të preken nga asnjë kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe, natyrisht është shumë e vështirë që të gjenden problematika gjithëpërfshirëse.

Përsa i përket pikave të tjera të, të Mamdanit mua më duket se qëndrojnë vite dritë larg Tiranës ashtu siç qëndron edhe buxheti i atij qyteti që është 100 miliardë dollarë dhe ka 400 mijë punonjës Bashkia e New York-ut. Ndërsa neve kemi një buxhet prej vetëm 120 milionë, milionë dollarësh, milionë eurosh. Mendoj që okay, edhe Tirana ka nevojë për një frymë të re, për një, për një qasje të re, por këto programe populiste, me thënë të drejtën, unë nuk kam fe besimi edhe me thënë të drejtën për mua janë tmerrësisht zhgënjyese sa herë që ka ndodhur të paktën me aq sa di nga historia, gjithmonë e kanë çuar shtetin në falimentim. Mbase, mbase ky ka zbuluar një mekanizëm të ri./dritare.net