Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pensionet rriten me 2.7% nga 1 korriku. Ja vendimi i qeverisë!

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar miratimin e disa vendimeve të reja qeveritare, ku një nga më kryesorët është indeksimi i pensioneve. Sipas vendimit, nga data 1 korrik pensionet në Shqipëri do të rriten me 2.7%. Kjo masë pritet të prekë rreth 900 mijë përfitues në të gjithë vendin, përfshirë pensionet e pleqërisë dhe ato të veçanta.

Ministrja theksoi se rritja vjen në kuadër të indeksimit vjetor të pensioneve, me qëllim përshtatjen e tyre me ndryshimet ekonomike dhe inflacionin.

“Do të indeksojmë pensionet me 2.7 përqind, të veçantët dhe të pleqërisë, janë 900 mijë përfitues gjithsej që nga data 1 korrik do të kenë mundësi të marrin këtë rritje”, u shpreh Ibrahimaj./K.C/dritare.net