Na ndiqni edhe në

Politikë

Deputetja e PD: Zëvendësimi i Alibeajt me Salianjin, do t'i bëjë mirë partisë!

Deputetja e PD: Zëvendësimi i Alibeajt me Salianjin, do t'i

Ndryshimet në PD, për zëvendësimin e Enkelejd Alibeajt me Ervin Salianjin, janë në favor të demokratëve, tha deputetja Sorina Koti e ftuar në Dritare TV. Ajo u shpreh se ka firmosur pro shkarkimit të Alibeajt, dhe ndonëse pranoi se situata në partinë demokratike sot është ende në një ngërç të pazgjidhur, ky ndryshim do t’i bëjë mirë partisë.

“Unë kam firmosur për shkarkimin e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar. Tashmë kanë nisur procedurat për emërimin e zotit Ervin Salianji. Në dijeninë time janë mbledhur 16 firma. Ka ende kolegë që janë në mëdyshje, por kjo është një formë për të ulur nivelin e konfliktit në grupin parlamentar. Ndaj duam që për shkak të konflikti të brendshëm tonin Alibeaj të largohet. Në një farë forme zoti Salianji, mund të jetë një zgjidhje për të bashkuar grupin parlamentar. Por pjesa më e madhe është e bashkuar te Rithemelimi.

Kjo është një lëvizje e brendshme e jona që deputetët të mos jenë më të cenuar dhe kërcënuar. Baza do të gjejë një lloj qetësie me këto ndryshime dhe është për të treguar që grupi parlamentar demokrat, po çon në vend, verdiktin e demokratëve!”, u shpreh Koti në Dritare TV./L.F-dritare.net