Na ndiqni edhe në

Politikë

Gjykata Kushtetuese emëron anëtaren e re, zëvendësuese e Vitore Tushës!

Gjykata Kushtetuese emëron anëtaren e re, zëvendësuese e

Kandidatja Holta Zaçaj emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendësuar në këtë detyrë Vitore Tushën.

Dy emrat që kandidonin për zëvendësimin e Tushës ishin, Holta Zaçaj me një shumicë prej 6 votash dhe Elsa Miha po me një shumicë prej 6 votash, por 3 vota u shpallën të pavlefshme.

Në zbatim të nenit 7/ç, pika 4, ku thuhet: “Për çdo vend vakant votohet për secilin nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Kandidati që merr tri të pestat e votave të gjyqtarëve të pranishëm shpallet i zgjedhur. Nëse nuk arrihet shumica e nevojshme, kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i zgjedhur”, komisioni deklaroi fituese kandidaten Holta Zaçaj.

Në këto kushte, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve vendosi që znj. Holta Zaçaj të zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare./A.ZH-dritare.net