Na ndiqni edhe në

Politikë

Harta e qendrave të votimit, Celibashi thirrje bashkive: Keni tejkaluar çdo afat, përmbushni detyrimet ligjore!

Harta e qendrave të votimit, Celibashi thirrje bashkive: Keni tejkaluar

Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar që bashkitë të cilat ende nuk kanë dërguar elektronikisht hartën e qendrave të votimit, të përmbushnin detyrimet e tyre sa më shpejt, pasi është tejkaluar çdo afat.

“Në vijim të bashkëpunimit dhe komunikimit mbi organizimin e proçesit zgjedhor të dates 14 maj 2023, KQZ ka administruar informacionin e ardhur në rrugë elektronike dhe postare për qendrat e votimit dhe për publikimin e ekstraktit të përbërësve zgjedhor, nga ku rezulton se jo të gjitha bashkitë kanë përmbushur detyrimin e tyre.

Duke qënë në tejkalim të çdo afati, kërkohet që bashkitë të cilat ende nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor të mësipërm të marrin masa MENJËHERË dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Gjithashtu duhet realizuar në të njëjtën kohë edhe dërgimi në rrugë elektronike i hartave të qendrave të votimit në adresën email: [email protected]”- shkruan Celibashi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri me dije se ka nisur monitorimi i institucioneve publike, vendore dhe qëndrore për të ndaluar që këto të fundit të përdoren për fushata elektorale.