
Mandati i Xhaçkës, Berisha: Rama do të shpëtojë ministren që ka grabitur 5 mln euro!
Dritare.net
Kreu i PD-së Sali Berisha denoncoi sot presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese, sipas tij për të ndikuar në vendimin për grabitjen 5 mln euro me statusin e investitorit strategjik.
Sali Berisha nuk ndal akuzat ndaj ministres Olta Xhaçka se po shkel ligjin pasi bashkëshorti i saj është investitor strategjik dhe se ka konflikt interesi që të qëndrojë në detyrë. Berisha akuzon qeverinë që ndikon mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe i bën thirrje që të gjykojnë me paanësi në seancën e nesërme dhe të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.
"Amant Josifi, njeriu që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, i lidhur kokë e xhep me Olsi Ramën dhe Olta Xhaçkën, ka mobilizuar potencialin e tij financiar për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Unë jam këtu para jush për t’u bërë thirrje gjykatësve, të gjykojnë nesër me paanësi, bazuar në ndërgjegjen e tyre, mbi interesin kombëtar dhe Kushtetutën e vendit. Gjykimi i nesërm është një provë e fuqishme e triumfit të Kushtetutës
Ky grup i strukturuar ka ndërmarrë dhe po ndërmerr forma antiligjore, antikushtetuese presioni ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që të përligjin grabitjen me firmën e Edi Ramës nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj me statusin e investitorit strategjik me së paku 5 mln euro favore.
Kushtetuta e Shqipërisë ka qindra nene, por njëri nga këto nene do ta quaja neni i artë i saj dhe është neni që nuk lejon në mënyrë kategorike deputetët dhe ministrat të pasurohen nga pasuri publike gjatë periudhës që ushtrojnë detyrat apo burim të tjera përveç rrogës.
Ky nen është shkelur në mënyrën më flagrante kur ministrja Xhaçka siguron për burrin e saj strategjik statusin e investitorit strategjik. Ministrja kryen vepra të rënda penale, implikon kunatën e saj amerikane me banim në Boston si bashkëpronare në këtë aferë të tmerrshme korruptive. Amant Josifi njeriu që ka vjedhur 2.2 bilionë euro i lidhur kokë e këmbë me Olsi Ramën, Olta Xhaçkën dhe me Artan Gaçin ka mobilizuar potencialin financiar për të ndikuar në vendimin e GJK”, deklaroi Berisha.dritare.net

















