
Pas vendimit të Alibeajt, reagon Shehu:I ka bërë keq gjeli për Vitin e Ri, që firmos nga këto paçavure!
Dritare.net
Tritan Shehu nuk i ka kursyer ironitë dhe akuzat pasi ALibeaj bëri publik, vendimin për përjashtimin e katër deputetëve nga Grupi Parlamentar i PD-së.
“Të shpëtojme Alibejan! Ai është rënduar shumë, në mënyrë galopante! Ndoshta i ka berë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjetër… Deliret e tij mendore, perceptimet e tij te deformuara për realitetin, po e cojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjetër i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përreth…. Kjo e fundit me duket me reale, me e vërtete! Por pavarësisht nga “figura” që imagjinon për vehten e tij, ai ka perceptime te deformuara, iluzione, delire. Që e çojnë pastaj në këtë shkalle keqësimi të “shëndetit mendor”!
Është renduar fort i shkreti kohët e fundit, duke tejkaluar në thellësi e ritëm shumë edhe nga parashikimet që kisha për ecurinë e tij shëndetësore! Deri sa arrin të firmose të tilla pacavurre….si simptomë e “sëmundjes” së rendë të tij! Dhe ketë e bën atëherë kur të gjithë po punojnë, përpiqen për tejkalimin e ndarjeve. Ndarje të cilat ai vete i ka “zyrtarizuar” me atë cope letër, që firmosi për herë të pare si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….Sidoqofte një keshillë për koleget e tjerë opozitare: Megjithatë mos e denigroni atë, mos e agresoni se sëmundja kështu vetëm rendohet, por:
1-Çojeni me “butësi” aty ku mjekohen këta të “sëmurë”. 2-Vetem me kujdes, mos i qëndroni shumë afër, se ndoshta këto “sëmundje” mund të jene edhe ngjitëse në disa raste. Sa për të tjerat vetëm mund të qeshës me një karikaturë të tillë”, shkruan Shehu.

















