Na ndiqni edhe në

Politikë

Premtim i mbajtur! Rama:Të gjitha nënat kryefamiljare e morën bonusin e Pakos së Madhe!

Premtim i mbajtur! Rama:Të gjitha nënat kryefamiljare e morën

Kryeministri Edi Rama shkruan se të gjitha nënat kryefamiljare e kanë tërhequr tashmë bonusin e premtuar nga qeveria në atë që u quajt Pakoja e Madhe e Fundvitit.

“Të gjitha nënat kryefamiljare e morën këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur”, shkruan kryeminstri në Facebook.

Kujtojmë se për Vitin e Ri, qeveria miratoi një paketë mbështetëse për të gjitha shtresat në nevojë, pensonistët, invalidët, por edhe per administratën, mjekët, mësuesit e ushtarakët, praktikisht për çdo të punësuar në shtet. Rama e cilësoi këtë si paketën anti-inflacion, një ndihmë për krizën ekonomike të shqiptarëve./J.H/dritare.net