
Rama lartëson punën e Spiropalit, kritika performancës së Olta Xhaçkës
E Hënë 16 Janar 2023, 11:11
Dritare.net
Elisa Spiropali është ministrja me performancën më të lartë në parlament. Ky është vlerësimi që ajo ka marrë këtë fillim viti nga kryeministri i vendit dhe kreu i PS-së, Edi Rama.
Nga diskutimet e zbardhura sot në mbledhjen e grupit të PS-së, Rama është shprehur i pakënaqur me performancën e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa ka vlerësuar me notën “lartë” Elisa Spiropalin.
Po ashtu bëhet me dije se Rama ka mbajtur qëndrim kritik ndaj deputetëve që kanë munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke bërë shpesh që mbledhjet mos të zhvillohen./dritare.net

















