
Rama: Nuk negociojmë me non-gratat, që denigrojnë imazhin e vendit!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama në konferencë me gazetarët tha se qeveria nuk negocion me non-gratat.
Rama tha se tensionet në Kuvend shkaktohen në llogari të halleve personale ndërsa shtoi: Presimi që drejtësia e re të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë punimet.
“Së pari ne nuk negociojmë me non gratën dhe me asnjë zëdhënës të non gratës. Këtë e kemi thënë qysh ditën e parë dhe nuk është e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij që kanë marrë përsipër që për një hall personal me drejtësinë e re të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja e flakës merr dhënë në gjithë botën, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë. Janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre. Parlamenti ka rregullat e veta ka dhe kufizimet e veta sepse në kushtet kur rregullorja e përcakton si masën më ekstreme të mundshme përjashtimin vetëm me 10 ditë të një zjarrvënësi, ne nuk na mbetet gjë tjetër që me qetësi dhe durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve”, tha Rama./M.K-dritare.net

















